Për 24 orë, 37 të arrestuar në Kosovë për vepra penale

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar 37 persona nën dyshimin për vepra të ndryshme penale, siç janë vjedhjet, grabitje e armëmbajtjet pa leje.

“Policia e Kosovës, gjatë aktiviteteve të saj operacionale dhe hetimore, në parandalimin e veprave të ndryshme penale, ku përfshihen veprat penale vjedhjet, grabitjet, armëmbajtjet pa leje etj, brenda 24 orëve të kaluara ka arrestuar 37 persona të dyshuar”, thuhet në njoftim të PK-së.

Ndërsa, sipas policisë për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor janë shqiptuar 1050 gjoba.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi