Pep Guardiola do të trondisë merkaton me Kane dhe Isco

 

 

Ylli i Tottenham, Harry Kane, dhe mesfushori i Real Madridit, Isco, janë subjekt i një përpjekjeje të jashtëzakonshme për transferim të dyfishtë nga Manchester City, sipas “Diario Gol”.

Mesfushori është në opozitë me “Los Blancos” dhe Pep Guardiola është gati të lëvizë për të. Raporti mediatik në fjalë pohon se Kane do ta ndjekë atë te Manchester City, me sulmuesin anglez, me sa duket, të ngazëllyer për të luajtur së bashku me spanjollin 25-vjeçar, nëse ky i fundit është i gatshëm për të lënë Madridin. Guardiola është duke u përpjekur ta bindë “9” se alternativa e tij më e mirë është të qëndrojë në Premier League dhe të bëhet pjesë e një ekipi, që ka projekt tashmë të konsoliduar.

Është një ligë që e njeh mirë dhe ardhja e tij në “Etihad” do ta bëjë lojtar më të shkëlqyer. Në dëshirat e Guardiolës është edhe Isco Alarcón. Mesfushori andaluzian është më shumë se i dënuar në stolin e “Los Blancos”, ndaj Florentino Perez dëshiron ta shesë atë.

Guardiola, i cili po përpiqet të nënshkruajë më të prej shumë vitesh, do të bëjë gjithçka duhet në merkaton e verës. Ai e di mirë se, me minuta aktivizim dhe besim, Isco është një lojtar që patjetër mund të shpërthejë dhe Premier League duket një ligë perfekte për të: lojë me shpejtësi dhe intensitet të lartë. Me ardhjen e Kane dhe Isco, ekipi i Pep Guardiolës do të bënte një hap gjigant për të qenë definitivisht ndër pesë skuadrat më të mira në Europë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi