Pep Guardiola bllokon largimin e Sterling

Raheem Sterling ka një kontratë me Manchester city deri në vitin 2020 dhe së fundmi emri i tij është përmendur shpesh në zërat e merkatos. Ai që ka folur për të ardhmen e sulmuesit anglez te Citizens është pikërisht trajneri i Kampionëve të rinj të Anglisë, Pep Guardiola që nuk ka ndërmend të heqë aspak dorë prej Sterling.

‘Dëshira ime dhe e klubit është që Sterling të qëndrojë me ne – tha Guardiola – por pas përfundimit të kampionatit do të shkojmë me pushime për disa ditë dhe vetëm pasi të kthehemi do të diskutojmë rinovimin e kontratës së tij’, deklaroi trajneri spanjoll i Manchester City.
/
Sulmuesi aglez me gjithë konkurencën e madhe në këtë sezon për një vend në formacion ka mundur të shënojë 18 gola me fanelën e Citizens./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi