TEKNOLOGJI

Pekini gjobit ”Ford”-in për shkelje të ligjit antimonopol

Spread the love

Autoriteti Kinez i Rregullimit të Tregut njoftoi se prodhuesi kinez i markës ”Ford” është gjobitur 23,6 milionë dollarë për shkeljen e ligjeve antimonopol.

Gjoba iu vendos kompanisë ”Changan Ford”, një kompani e përbashkët amerikano-kineze me seli në Chongqing.

”Ford” është kompania më e fundit viktimë e luftës tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, ku të dyja palët godasin kompanitë e mëdha në një përpjekje për të arritur supremacinë.

Më parë, shteti kinez kishte nisur një hetim ndaj shërbimit postar amerikan ”FedEx” për devijim të pakove të Huaweit. (Atsh)

Related posts

Çfarë tregon matësi i karburantit përveç sasisë?

dritatv

Pasuria e drejtorit të “Amazon” mbi 100 miliardë dollarë

dritatv

Visa bllokon mijëra kartela krediti të Bitcoin

dritatv

Leave a Comment