PE kërkon hetim ndërkombëtar për rastin Khashoggi

Parlamenti Europian ka kërkuar inicimin e një hetimi “urgjent” ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Presidenti i PE-së, Antonio Tajani, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale është shprehur se “Një hetim rigoroz ndërkombëtar duhet të fillojë urgjentisht për të shqyrtuar provat në lidhje me vdekjen e Jamal Khashoggi”.

Ndër të tjera Tajani ka theksuar se duhet të sqarohen detajet e vdekjes së gazetarit Khashoggi.

Administrata e Arabisë Saudite pranoi se Jamal Khashoggi i cili ishte zhdukur më 2 tetor pas kishte hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll “ka humbur jetën si rezultat i grindjeve në ndërtesën e konsullatës”.

Sipas lajmeve të Agjencisë zyrtare të lajmeve SPA të Arabisë Saudite, theksohet se si rezultat i hetimit të kryer nga Kryeprokuroria e Arabisë Saudite, Jamal Khashoggi pasi ka ardhur në Konsullatën e Përgjithshme saudite të Stambollit, “ka filluar të debatojë me qytetarë të tjerë sauditë që ndodheshin të pranishëm në momentin kur ai ka mbërritur, ku dhe më pas debati është shndërruar në një konflikt dhe si rezultat Khashoggi ka humbur jetën”./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi