PD: Veliaj, nuk të shpëtojnë dot paditë politike!

Partia Demokratike i është përgjigjur padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për kreun e PD-së Lulzim Basha dhe deputeten demokrate Jorida Tabaku.

Zëdhënësja Ina Zhupa tha se roli prej budallai dhe loja me paditë politike me shpresën për të larguar vëmendjen nga skandali nuk e shpëtojnë dot kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

“Një vit më parë deklaroi nisjen e punimeve. Pas zbulimit të skandalit tha se projekti nuk është emergjencë për bashkinë.
Ndryshe nga sa mashtron Bashkia e Tiranës, harta zyrtare e Planit Urbanistik të Tiranës tregon gjurmën ekzakte sesi është devijuar Lana në favor të projektit 60 milionë euro të trafikantit të drogës”, tha zëdhënësja Zhupa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi