PD: Ministrja Nikolla shkeli ligjin, janë mbyllur 133 shkolla

“Arsimi sot është në ditën më të zezë”, kështu u shpreh deputetja e PD Albana Vokshi në një deklaratë për mediat, ku tha se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka shkelur ligjin duke mbyllur 133 shkolla.

“Është mbyllur sot shkolla në vendlindjen e Fishtës, në vendlindjen e Asdrenit, janë mbyllur shkolla të hapura që në 1920 dhe kjo është mbyllur në mënyrë antiligjore. Për mbylljen e një shkolle duhet të dalë një urdhër i Ministrisë së Arsimit, por duhet edhe konsultim me qytetarët. 133 shkolla te evidentuara nga PD janë mbyllur, mijëra nxënës nuk kanë nisur vitin e ri mësimor, mijëra të tjerë detyrohen të shpërngulen në shkolla të tjera, kilometra larg shkollave ekzistuese”, tha Vokshi.

Vokshi kërkon nga Ministria të thotë numrin e saktë të nxënësve, të cilët nuk vijojnë mësimin, numrin e shkollave të mbyllura dhe të mos hesht pas këtij skandali./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi