PD i çon një tjetër emër Prokurorisë: Ky është kryebashkiaku i dënuar për armëmbajtje pa leje

Ashtu siç kishte paralajmëruar Partia Demokratike vijon të nxjerrë emra kryebashkiakësh të dënuar më parë dhe që kanë marrë sipas saj mandatin në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha sot para mediave se Partia Demokratike i ka kërkuar sot zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të kryebashkiakut të Matit, ish-gardistit Agron Malaj.

Ky është kryebashkiaku i pestë i denoncuar nga PD pas 30 qershorit.

“Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht prokurorisë verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik.

PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë pa asnjë vonesë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Matit Agron Malaj”, tha Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi