PD denoncon Teatrin e ri: Edi Rama fiton të paktën 205 milionë euro

Partia Demokratike doli me një përllogaritje para medias, sesa parashikohet të fitohet minimalisht nga ndërtimi i një kulle në zonën ku Qeveria dhe Bashkia kanë planifikuar shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu.

“Sipas përllogaritjeve të ekspertëve, fitimi minimal për një kullë është 34.2 milionë euro. Fitimi i planifikuar nga Edi Rama, nëpërmjet skemës mafioze të grabitjes së pronës publike, duke shembur Teatrin për të ndërtuar 6 kulla, është të paktën 205 milionë euro”, tha Albana Vokshi.

Një tjetër akuzë ngrihet pas konstatimit të PD-së se, në vitin 2016, kur kompania “Fusha” u bë pronare në këtë zonë, qeveria zhvlerësoi pronën nga 120. mijë lekë për m2, që ishte në vitin 2012, në më pak se 67 mijë lekë për m2.

“Në Planin e Përgjithshëm Vendor të Tiranës 2017, ndryshe nga zonat e tjera, ku sipërfaqja e ndërtimit, koeficienti i shfrytëzimit dhe numri i kateve janë të përcaktuara, në zonën ku është Teatri gjithçka u la hapur, që ta vendosë vet Edi Rama në bazë të interesave të tij financiarë”, deklaroi më tej Vokshi.

Sipas PD-së, Edi Rama ka një histori 20-vjeçare kundër Teatrit, por ajo tha se do të shfrytëzojë çdo mundësi për ndalimin e këtij plani.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi