PD, Boçi: Mosrritja e pagave në arsim e shëndetësi, turp

Një akt turpi e cilëson Luçiano Boçi aktin normativ të miratuara nga qeveria, që sipas deputetit të PD nuk i rrit për të disatën herë në vitet e fundit pagat në sektorin e shëndetësisë dhe atë të arsimit.

Më tej në qëndrimin e tij, përmes një statusi në Facebook, Boçi ndalet kundër ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e cila sipas tij ka ndjekur e ka instaluar ndaj mësuesve tre linja sjellje të kthyera në norma:

“1. Politizim të skajshëm të tyre. Kjo, nëpërmjet emërimeve politike të tyre e drejtuesve të shkollave, jashtë çdo standardi. Tërheqjes pothuaj me dhunë drejt votës së imponuar. Marrjes zvarrë në promocione politike. Angazhim ekstrem në përcjelljen e përkrahjes qeveritare.

2. Varfërim absolut ekonomik. Heqje e pagës se 13 dhe shpërblimit të fundvitit. Refuzim i pagesave për distancën kilometrike të shkollave. Mosnjohje financiare e shkallës së vështirësisë për lëndë të caktuara. Sigurisht dhe mohim absolut i rritjes së pagës.

3. Depersonalizim permament. Kjo nëpërmjet kalvareve burokratike të testeve pa fund, të letrave idiote që mbushin kot. Të kërcënimit të vazhdueshëm për vendin e punës. Të lënies në dorë të fatit të tyre, drejtorëve të komanduar e militantë. Të mosnënshkrimit për vite me radhë të kontratës kolektive. Të ndryshimeve ligjore që godasin statusin e tyre”, shkruan Boçi.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi