PD, Boçi: Kumbaro do prezantojë projekt “fantazëm” për teatrin

 

 

Partia Demokratike ka kërkuar një seancë dëgjimore urgjente me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro lidhur me prezantimin e projektit të teatrit të ri që do të bëjë sot ministria e Kulturës.

 Në një postim në Facebook, Boci shkruan se “kanë planifikuar të prezantojnë sot me nxitim në 17.00 një projekt fantazëm, të përcaktuar pa konkurim, pa transparencë për një Teatër të ri, duke prishur Tearin Kombëtar ekzistues, para aktorëve të zgjedhur me gisht dhe jo me trupën apo sindikatat e artistëve. Po nxitojnë sot të ekzekutojnë historinë e teatrit dhe të varrosin gjurmët e falsifikimit të dikurshëm, sikurse të fitojnë si përherë para dhe vetëm para. Kanë një “projekt” fillestar, prapa të cilit qëndron e vërteta e kullave shumëkatëshe, të cilat jo vetëm do kafshojnë sipërfaqen e Teatrit, duke i marrë atij gjysmën, gati 3000 m2, por do t’i marrin atij dhe frymën”.

Boçi ka publikuar kërkesën për interpelancë urgjente me Kumbaron,dhe dokumentat kur Edi Rama ishte ministër Kulturë dhe veproi në dëm të teatrit.

Deputeti demokrat thote se e gjithë kjo “Normal i duhet që të tërheqin dhe vëmendjen nga kokaina e krimi galopant e korrupsioni pa mbarim”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi