SHQIPERIA

PD: Banorët e bllokuar nga bora në Dibër hapin rrugën me lopata

Spread the love

Të izoluar prej një jave banorët e Shumbatit në Dibër janë detyruar të organizohen me lopata të hapin 3 km rrugë për rastet e emergjencave shëndetësore. Kështu deklaron Partia Demokratike që ka siguruar një video të këtyre banorëve.

“Jemi 20 vetë që kemi marrë lopatat për të hapur rrugën për të kaluar furgoni. në fshat kemi 4 të sëmurë rëndë. Nuk kemi as ushqime”, thotë një prej banorëve.

Banoret Hapin Rrugen Diber (2)

Sipas PD-së, fadroma e klientëve të Bashkisë ka hyrë dhe ka hapur vetëm disa dhjetëra metra dhe është kthyer. E njëjtë edhe për fshatin Dipjakë ku ka kaluar dhe është kthyer në mes, por rruga është sërish e pakalueshme. Ndërsa në fshatrat e tjera nuk ka shkuar fare.

Banorët e  këtyre fshatrave janë vizituar nga deputeti i PD Xhemal Gjunkshi i cili ka kërkuar nga institucionet vendore e qendrore të ndërhyjnë urgjent në hapjen e rrugës dhe ndihmë me ushqime për këta banorë.

Related posts

Gjanica mbushet me naftë. Po pastrohen depozitat, ndotje alarmante në lumë

dritatv

Festat e fundvitit, Ministrja Gjonaj vizitë në institucionin e të miturve në Kavajë

dritatv

Rama: Të diskutojmë. Jam dakord me shqetësimet e studentëve

dritatv

Leave a Comment