SHQIPERIA

PD akuzoi së në Vaun e Dejës u votua me fletë të falsifikuara, anëtari i KQZ-së: Fletët u prodhuan në Slloveni

Spread the love

Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi i është kundërpërgjigjur akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ku ky i fundit një ditë më parë tha se në Vaun e Dejës është votuar me fletë votimi të falsifikuara.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Skënderi sqaron se akuzat janë të rreme dhe dokumentet vërtetojnë që votime në Vaun e Dejës janë bërë konform ligjit.

“Po ju paraqes disa dokumente që vërtetojnë se fletët e votimit për Bashkinë Vau i Dejës janë prodhuar në Slloveni. Pas djegies së KZAZ në dt 27.06.2019 është kontaktuar direkt me kompaninë sllovene. Fletët e votimit janë prodhuar paraditen e dt.28.06.2019.

Dok 1 dhe 2 në foto -Transporti është kryer në dt 29.06.2019

Fletët e votimit kanë kaluar pikën e kalimit kufitar rreth orës 1-1.30.,  të mëngjesit të dt 30 qershor

Punonjësit tanë kanë pritur dhe dorëzuar fletët në KZAZ. Shpërndarja e gjithë bazës materiale për KQV ka mbaruar para orës 6.

Të gjitha Qendrat e Votimit kanë qenë të hapura në orën 7.00., sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor! Nesër do publikojmë dhe vërtetimin nga sistemi TIMS se kur ka kaluar makina në PKK Hani i Hotit”, sqaron Skënderi në Facebook.

Related posts

Presidenca ngjyroset portokalli, Meta: S’ka amnisti për dhunuesit e femrave

dritatv

“E pësoi makina jote me naftën”, Rama-komentuesit: Nuk di t’i jap

dritatv

Cakaj: Rruga e Shqipërisë në BE, me vepra dhe jo me fjalë

dritatv

Leave a Comment