Pazaret Qeveri-PSD vazhdojnë, Pal Lekaj i ndanë Shpend Ahmetit 2 milionë euro për rrugën A në Prishtinë!

Dy milionë euro do të ndajë Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e rrugës A që lidh Lagjen Kalabria me Lagjen e Spitalit.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se me kryetarin Ahmeti janë dakorduar që të fillojnë procedurat për ndërtimin e kësaj rruge.

“Ne sapo u dakorduam me kryetarin që ne t`i ndajmë dy miliona euro për këtë rrugë që të fillojnë procedurat dhe pastaj kjo rrugë kushton shumë më shtrenjtë 10 milionë euro mirëpo për këtë rrugë i kemi ndarë dy milionë euro”, tha Lekaj.

Ndërsa i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se kjo rrugë do fillojë këtë vit dhe do të përfundohet në vitin e ardhshëm.

“Mendohet se implementimi i saj do të zgjasë më shumë se 18 muaj. Ne po ndajmë një shumë mjetesh në rishikim të buxhetit do të shtojmë fondet. Ia fillojmë në vitin 2019 dhe kjo rrugë do të përfundojë në vitin 2020. Përveç që lidh Kalabrinë me Lagjen e Spitalit e ka edhe një prockë të vogël ku kalon rruga mbi të duhet ta mendojmë edhe kolektorin dhe pastaj rrugën përmbi”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi