Pasuria e Michael Jackson sërish në shtije, por me çmim të rënë. Pse?

 

Pasuria e këngëtarit të vdekur amerikan Michael Jackson në Neverland Ranch, ka rihyrë në treg për 31 milionë dollarë, që është shumë më poshtë se 100 milionë dollarë të shitura katër vjet më parë.

Pasuria prej rreth një mijë hektarësh pranë Los Olivos përbëhet nga një ndërtesë kryesore me gjashtë dhoma gjumi dhe tri shtëpi pritjeje, ujëvara, fusha tenisi, stalla dhe ambiente të tjera për kafshë.

Çmimi është dukshëm më i ulët e kjo si rezultat i thatësirës në atë zonë që ka prekur tregun e pasurive të paluajtshme, thotë Kyale Forsite, e cila ka shpallur pronën për shitje. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi