Pasuesi i Fadil Vokrrit zgjidhet në korrik

Fanela dhe logo të reja u prezantuan për përfaqësueset e të gjitha moshave në futbollin e Kosovës në një ceremoni, e cila nisi me një minutë heshtje për të nderuar ish-Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Sipas sponsorit të ri të FFK, fanelat e reja janë prodhimet më të fundit cilësore. Në uniformat e reja janë të vendosura edhe disa elemente, që karakterizojnë shtetin e Kosovës. 3 yje në të dy anët përbëjnë gjithsej 6 yjet, të cilët gjenden edhe në flamurin shtetëror.

Federata e Futbollit të Kosovës vendosi gjithashtu datën e Kongresit të jashtëzakonshëm për zgjedhjen e presidentit të ri.

Largimi i parakohshëm nga jeta i Fadil Vokrrit ka lënë një boshllëk psikologjik dhe ekzekutiv që duhet gjithsesi të mbushet. Kuvendi i FFK do të mbahet të premten e 6 korrikut në Prishtinë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi