Pas vizitës së Thaçit në liqenin e Ujmanit, Serbia rrit gatishmërinë luftarake

Ky urdhër i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për rritje të gatishmërisë luftarake erdhi si kundërpërgjigje pas vizitës që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i bëri liqenit të Ujmanit më 29 shtator nën përcjellje të forcave të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Vizita e 29 shtatorit e presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujamnit në veri të Mitrovicës ka ngjallur mjaft reagime në Serbi.

Madje këtë vizitë përfaqësuesit e Serbisë e quajtën si provokim të rëndë, përcjell “Lajmi.net”.

Pas kësaj vizite, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, kishte urdhëruar për rritjen e gatishmërisë luftarake, si përgjigje ndaj vizitës së Thaçit në liqenin e Ujmanit.

Siç raportojnë mediat serbe, ky urdhër i Vuçiqit i referohet vetëm disa njësive speciale dhe jo të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe.

Sipas burimeve të “Danas” brenda ushtrisë serbe, rritja e gatishmërisë luftarake ndër të tjera nënkupton që të gjithë anëtarët e forcave të armatosura të tërhiqen në kazermë për të qenë në dispozicion të komandës në rast se ata vendosin të reagojnë.

Një gjë të tillë sipas “Danas”, e kishte paralajmëruar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Vulin gjatë ditës së djeshme kishte vizituar kombinatin e pambukut “Jumko”, ku theksoi se gjendja e sigurisë në të gjithë territorin e Serbisë monitorohet nga afër, por që sipas tij, nuk ka ndonjë rrezik në siguri.

“Gjithmonë duhet të kujdesemi në çdo kohë për çdo pjesë të territorit tonë, pavarësisht se a është në Bujanoc, Preshevë, Vranjë, Novi Sad apo në ndonjë vend tjetër. Edhe komandanti suprem i Forcave të Armatosura gjatë ditës së djeshme deklaroi se gatishmëria luftarake për të ardhmen duhet të jetë në një nivel më të lartë, kjo për shkak se për sa kohë që situata në Kosovë nuk është krejtësisht e qartë dhe për aq kohë sa kërcënohen me jetë serbët që jetojnë në atje. Ky shtim i sigurisë është bërë për shkak të nevojave aktuale dhe do të jetë kështu deri në momentin që nuk ka ndonjë ndryshim tjetër”, deklaroi Vulin, transmeton “Lajmi.net”.

Në anën tjetër, gjenerali Sreto Mallinoviq, i cili tashmë është në pension, ka thënë se rritja e gatishmërisë luftarake thjeshtë është një shfaqje para popullit.

“Në situatën në të cilën ndodhet Kosova nuk kërkon një rritje të gatishmërisë luftarake serbe. Kjo sipas mendimit tim më shumë është një propagandë që shndërrohet në shqetësim të panevojshëm për popullin. Kjo propagandë do të shkaktojë dëme të mëdha për serbët që jetojnë në jug të Ibrit”, thotë Mallinoviq, i cili është edhe anëtarë i Partisë Demokratike opozitare në Serbi.

Kujtojmë se ky urdhër i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për rritje të gatishmërisë luftarake erdhi si kundërpërgjigje pas vizitës që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i bëri liqenit të Ujmanit më 29 shtator nën përcjellje të forcave të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi