Pas shkëputjes nga Serbia dhe bashkimit me Shqipërinë, Kosova pret miliona euro përfitime nga blloku energjitik

Kosova parasheh përfitime prej disa milionë euro në vit nga shkëputja përfundimtare me sistemin rregullues energjetik të Serbisë dhe bashkimit me sistemin energjetik të Shqipërisë.

Këto parashikime i bëjnë zyrtarët e qeverisë në largim të Kosovës dhe ata të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT).

Në fillim të muajit dhjetor (2019), Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) kanë nënshkruar në Tiranë marrëveshjen për themelimin e bllokut rregullues të sistemeve energjetike Kosovë-Shqipëri, e cila do fillojë së zbatuari nga muaji prill i vitit 2020.

Sipas KOSTT-it, për këtë marrëveshje është informuar edhe Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO).

Kryeshefi Ekzekutiv në Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), Ilir Shala, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se me nënshkrimin e marrëveshjes me Shqipërinë, Kosova shkëputet nga ombrella e zonës rregulluese serbe (EMS – Rrjeti Elektroenergjetik i Serbisë) dhe bëhet pjesë e OST-së (Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë).

Shala thotë se nga viti 2008 e deri tani, shteti i Serbisë, sipas tij, në mënyrë joligjore ka shfrytëzuar rrjetin e transmisionit të Kosovës dhe ka mbledhur të hyra prej rreth 65 milionë euro. Kështu që nënshkrimin e marrëveshjes me Shqipërinë, ai e sheh si mundësi të mirë për Kosovën që të përfitojë më shumë se 2 milionë euro në vit.

“Në aspektin financiar apo komercial definohet dimensionimi i kapaciteteve energjetike brenda bllokut Kosovë – Shqipëri, ku sipas kalkulimeve të dakorduara, kursimet do të jenë rreth 4 milionë euro në vit. Për OST-në përfitimet do të jenë 1.4 milionë euro, ndërkaq për KOSTT-në 2.6 milionë euro”, tha Shala.

Ministri në largim i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, tha se Kosova pëson humbje prej deri në 12 milionë euro në vit nga Operatori i Sistemit të Serbisë (EMS) i cili vazhdon të mbledhë të hyrat e alokimit të kapaciteteve për linjat kufitare të Kosovës me shtetet fqinje.

Po në lidhje me humbjet financiare të Kosovës nga rrjeti energjik, Lluka thotë se më shumë se 10 milionë euro në vit janë shumat e faturave të energjisë së shpenzuar nga konsumatorët e komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, ku nuk paguhet për energjinë e shpenzuar.

Kurse nga muaji prill i vitit të ardhshëm, ai thotë se Kosova do të kontrollojë kufijtë energjetikë dhe si rrjedhojë do fillojë të inkasojë mjetet për energjinë që kalon në transimionin e Kosovës. Kurse pjesa e veriut, sipas tij, mund të trajtohet deri në një zgjidhje përfundimtare.

Përveç marrëveshjes për bashkimin e sistemit energjetik Kosovë – Shqipëri, këto dy shtete kanë edhe një projekt të përfunduar, por që ende nuk ka filluar së zbatuari.

Fjala është për linjën energjetike të interkoneksionit Kosovë – Shqipëri që ishte shpallur si projekt i përfunduar para tre vjetësh, por sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, arsye kryesore e mosaktivizimit të kësaj linje ka qenë Serbia, e cila, siç thuhet, nuk e ka zbatuar Marrëveshjen për energjinë, të nënshkruar në Bruksel në vitin 2013, ndërmjet përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

E njëjta marrëveshje ishte konfirmuar më pas nga të dy kryeministrat, i Kosovës dhe ai Serbisë, në gusht të vitit 2015, kur kishin rinegociuar dhe ishin dakorduar për zbatimin e saj.

Por, me gjithë përfshirjen edhe të niveleve të larta politike, marrëveshja me Serbinë, e cila kryesisht përfshinte furnizimin me energji të komunave veriore të Kosovës, nuk është zbatuar asnjëherë./ REL

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Neymar pretendon rritje page

Nuk ka ditë që në media të mos flitet për Neymar dhe kapriçot e tij. Këtë radhë, ajo që e ka vënë në qendër të...

Grupi i ekspertëve përfundon vlerësimin teknik të 400 banesave

Grupi i Ekspertëve të Vlerësimit të Banesave i përbërë nga 70 ekspertë inxhinierë vendas dhe të huaj,...

Cristiano-Messi, barazim me gola në vitin 2017

Cristiano Ronaldo dhe Messi do të luajnë të shtunën “Klasiken” e tyre personale, me qëllimin për të mbyllur vitin 2017 si golashënuesi më i...

Së fundi

Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

https://youtu.be/3HFTOVxGm-A 181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri...

Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...