Pas puçit të dështuar mbi 1.000 shtetas turq kërkuan azil në Gjermani

Pas grusht shtetit të dështuar në Turqi në vitin 2016, mbi 1.000 shtetas të saj, në mesin e të cilëve ushtarë, zyrtarë dhe familjarë të tyre kanë aplikuar për azil në Gjermani, flasin të dhënat e mediave gjermane.

Deri më datën 7 mars të këtij viti, 288 shtetas të Turqisë me pasaporta diplomatike dhe 771 shtetas të Turqisë me pasaporta të rregullta kanë kërkuar azil në Gjermani, shkruan e përditshmja gjermane “Suddeutsche Zeitung”, duke u bazuar në të dhënat e autoritetit shtetëror për azil, BAMF.

Pjesa më e madhe e zyrtarëve azilkërkues, dyshohen se kanë lidhje me organizatën terroriste FETO, e cila orkestroi grusht shtetin e vitit 2016, ku si pasojë mbetën të vrarë 250 njerëz, dhe mbi 2.200 të tjerë të plagosur.

BAMF nuk ka dhënë detaje mbi numrin e kërkesave të pranuara.

Ankaraja zyrtare për një kohë të gjatë i kërkon Gjermanisë të refuzojë kërkesën e tyre për azil politik, dhe të ekstradojë në Turqi të dyshuarit për puçin e dështuar.

Gjermania, në të cilën jetojnë tre milionë emigrantë nga Turqia, është nga vendet me një rrjet shumë të përhapur të FETO-s, përfshirë biznese, shkolla private dhe organizata mediatike.

Rreth 4.000 pjesëtarë të dyshuar të FETO-s kanë mbërritur në Gjermani, pas puçit të dështuar, thonë mediat lokale.

Në Turqi, FETO zhvilloi një fushatë të gjatë për të vënë nën kontroll shtetin, përmes infiltrimit në institucione, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Megjithatë, anëtarët e saj në Gjermani, janë përpjekur të shmangin kritikat publike, dhe në vend të kësaj janë përqendruar në programet e “dialogut ndërfetar”, me mesazhe “të moderuara”, duke punuar për të fituar besimin e mediave, kishave me ndikim dhe të institucioneve politike.

Grupi pohon se në Gjermani ka rreth 70.000 ndjekës.

Ndonëse autoritetet gjermane e ndjekin FETO-n me kujdes të madh, organizata akoma nuk është shpallur e jashtëligjshme./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi