Pas protestave, shkolla në Mengël nis restaurimin

Pas protestës maratonë të një ditë më parë, ku banorët e Menglit, së bashku me fëmijët e tyre bllokuan aksin nacional Elbasan-Librazhd për më tepër se 6 orë, duke paralizuar trafikun, ka filluar rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare të këtij fshati.

Banorët e kësaj zone kërkojnë rikonstruksionin dhe vënien në funksion të shkollës. Kanë nisur punimet me një afat prej dy javësh, ndërsa menjëherë pas nisjes së tyre, banorët vendosën të çojnë fëmijët në shkollat e qytetit ku do të zhvillojnë procesin mësimor për dy javë. Ata gjykojnë t’i lënë edhe një javë më tepër afat dhe në rast të kundërt, pra në rast se shkolla nuk hapet për tre javë, banorët e Menglit në Elbasan do të rikthehen të protestojnë sërish.

“Nëse për 3 javë nuk hapet shkolla, do të jetë më keq se dje. Taulant Balla mos të dalë në Facebook, por të vijë te populli i tij të na mbrojë nga policia që po na rreh fëmijët”, shprehen banorët.

Paraditen e së mrëkurës, disa banorë të Menglit u thirrën në polici si organizatorë të një tubimi të paligjshëm, që për 6 orë bllokoi trafikun në aksin nacional Elbasan-Librazhd. Ata janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë.

I pranishëm në komisariat ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Në deklaratën e saj, Policia e Elbasanit u kërkoi ndjesë përdoruesve të rrugës për shqetësimin e krijuar, duke e justifikuar mosndërhyrjen me praninë e fëmijëve./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi