Pas pezullimit të Mynyr Konit, MAS komandon rektorin e ri të UT

Dy ditë pas pezullimit të Rektorit të Universitetit të Tiranës, ministrja e Arsimit komandon edhe zëvendësuesin e tij. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se Besa Shahini në vend të tij komandon, Bernard Dostin. Dosti më herët mbante postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës.

Dy ditë më parë, përmes një deklarate për mediat, ministrja Besa Shahini bëri me dije lajmin e  pezullimit të rektorit Koni. Ajo tha se i është drejtuar me kërkesë Kreut të Shtetit për shkarkimin e tij.

Pezullimin dhe zëvendësimin e tij Shahini e argumentoi  me  “frymën e re” që i duhet për institucionin që drejton.

“Na duhet një frymë bashkëpunimi mes studentëve e pedagogëve, pedagogëve e udhëheqësve të universitetit, udhëheqësve mes tyre apo edhe me ne si ministri – gjë që është bërë e pamundur në Universitetin e Tiranës dhe sot jemi në këtë pikë ku unë detyrohem të marr një vendim të vështirë si ky i pezullimit të rektorit.”-u shpreh ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi