Pas eliminimit të PSG-së, Neymar befason me deklaratën e tij

 

Neymar ka reaguar pas humbjes ndaj Realit dhe njëkohësisht eliminimit nga Champions League.

Braziliani i dëmtuar nuk ka kursyer punën e shkëlqyer të ekipit i cili sipas tij bëri gjithçka mundi por në fund nuk ia doli për të mposhtur kampionët në fuqi të Europës.

Neymar zgjodhi Twitterin për t’iu treguar bashkëlojtarëve se sa krenar ishte me përpjekjet e tyre.

“Jam i trishtuar nga humbja, edhe më i trishtuar se nuk kam qenë në fushë për t’i ndihmuar kampionët e mi. Ajo që më bën krenar është se shoh përpjekjet e të gjithëve. Urime djema, FORCA PARIS”, ka shkruar Neymar në Twitter.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi