Pas disa muajsh, Isa Mustafa në një aktivitet publik

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa do të marrë pjesë në një aktivitet publik pas disa muajsh qëndrimi në Gjermani ku u trajtua për shkak të disa problemeve shëndetësore. 

Mustafa do të marrë pjesë në Konferencë e nivelit të lartë “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Europian” që do të mbahet më 25 Prill, 2018 në Prishtinë.

Mustafa do të jetë panelist në këtë konferencë ku do të flas për “Projektimi i dekadës së ardhshëm të Kosovës: Arritjet”

Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Kryeministri, Kryeparlamanetari dhe Lideri i VV-së Albin Kurti.

Mustafa është kthyer para 10 ditësh në Kosovë pasi ka qëndruar për 3 muaj në një klinikë gjermane.

Nuk dihet nëse në ndërkohë kreu i LDK-së do të shfaqet në ndonjë aktivitet partiak, por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi