Pas denoncimit në Top Channel, AKU bllokon 180 kg djathë me niseshte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), gjatë një kontrolli në tregun Agro-Ushqimor në Tiranë, ka bllokuar 180 kg djathë që rezultoi se në përbërje të tij kishte niseshte.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me anë të një komunikate për shtyp, ka garantuar të gjithë konsumatorët se do të “vazhdojë të jetë viligjente, duke forcuar dhe vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat dhe instrumentët e duhura institucionale, me qëllim garantimin dhe fuqizmin e sistemit të gjurmueshmërisë dhe sigurisë ushqimore”.

Si rregull, prodhuesi dhe tregtari i djathit duhet të deklarojnë origjinën dhe elemetët përbërës të produktit ushqimor. Por një gjë e tillë nuk respektohet. Kështu, konsumatori asnjëherë nuk e di se çfarë ka në tryezë.

“Problemi qëndron se të gjithë prodhuesit, të gjithë shitësit duhet që të vënë etiketa ‘ky djath është me niseshte’, apo ‘ka kaq për qind niseshte’. Pastaj secili mund ta blejë ose jo, është e drejta e tij. Këtë problem e dinë të gjithë. E di AKU-ja, e di Ministria e Bujqësisë, e di qeveria dhe pushteti vendor. E keqja është se asnjë nga këta nuk ndërhyn, për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë problem, siç bëhet në botën perëndimore”, thotë Kristaq Bërxholli, profesor në UBT.

Prodhuesit e djathit, duke zëvendësuar qumështin me niseshte, ulin koston dhe rrisin fitimin.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi