Pas deklaratave të Mitchell, serbët thonë Kosova po i përkeqëson marrëdhëniet SHBA-Rusi

 

 

Deklaratat e ndihmës sekretarit të Shtetit, Wess Mitchell të cilat i bëri një ditë më parë pas takimit me presidentin, Hashim Thaçi kanë shkaktuar reagime në Serbi.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Mitchell ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin vendin tonë duke dhënë edhe një mesazh për Serbinë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrahëse të forta dhe do të mbesin të tilla edhe kur FSK të shndërrohet në Forcë të Armatosur. Sa për çështjen e Vetos besoj se miqtë tanë në Beograd e kanë të qartë pozicionin amerikan mbi këtë çështje”, ka deklaruar Mitchell, shkruan lajmi.net.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun ka thënë se çështja e Kosovës po përkeqëson marrëdhëniet SHBA-Rusi.

“Mesazhi i parë i lëshuar nga zyrtari i SHBA-së, Wess Mitchell është zgjidhja e çështjes së Kosovës, por edhe qëndrmi i SHBA-ve karshi Serbisë”, është shprehur Drecun.

Sipas tij, Kosova po trajtohet si pjesë e konfrontimit gjeopolitik të SHBA-së me Rusinë dhe kjo nuk është aspak e mirë për Serbinë, transmeton lajmi.net. Drecun ka shtuar se mesazhi i Mitchell tregon se SHBA do të vazhdojë qasjen e njëanshme të problemit dhe se nuk ka ndryshime duke shtuar se Amerika po mbanë anën e Kosovës karshi Serbisë.

Mitchell dje theksoi se Rusia po luan një rol destruktiv në Ballkan duke shpërndarë dezinformata dhe duke dëmtuar institucionet demokratike. Ai tha se u është bërë e qartë rusëve se kjo nuk është në interesin e tyre dhe as në interesin e popujve të rajonit.

Duke i referuar biografisë së Wess Mitchell, mediat serbe raportuan se ai njihet si kritik i ashpër i politikës ruse dhe i presidentit Vladimir Putin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi