Pas 300 vitesh, diamandi blu në ankand, ja sa do të shitet

Përgjatë 300 viteve të fundit ka qenë në duart e 4 dinastive mbretërore europiane. Por, në muajin maj, diamanti i jashtëzakonshëm blu 6.16 karatësh, “Farnese”, do të dalë në shitje për të parën herë në historinë e tij, në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s”.

Guri i errët blu, në formë dardhe, u zbulua në minierën “Golconda” të Indisë, e fillimisht iu dhurua në vitin 1715, Elisabeth Farneses së lindur në Itali, pas martesës së saj me Mbretin Filip të Spanjës.

Thuajse përgjatë të gjithë historisë së tij, ai njihej vetëm nga pjesëtarët e familjeve të përfshira, por edhe argjendarëve që kujdeseshin për të.

Muajin e ardhshëm, një familje e trungut të Mbretëreshës Elizabeth do të shesë gurin në ankandin madhështor të “Sotheby’s”, me vlerësimin e lartë të vendosur në 5 milionë franga zvicerane, apo 5.27 milionë dollarë.

Farnese Blue do të dalë në publik në sallën e ekspozitës në Hong Kong, më 29 Mars dhe do të ekspozohet në Londër, Nju Jork, Singapor, Taipei dhe Gjenevë, përpara ankandit.

“Aurora Green” është diamanti më i shitur ndonjëherë. Ankandi u zhvillua më 31 Maj 2016 dhe u shit për 16.8 milionë dollarë./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi