Partitë i fshehin raportet financiare, ja kush i ndihmon

Sipas Albert Krasniqit nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), partitë politike për katër vite po i fshehin raportet e tyre financiare dhe po pengojnë auditimin e financave. E sipas tij, për këtë gjë, partitë po ndihmohen edhe nga Kuvendi dhe KQZ- ja.

Krasniqi ka thënë se janë tejkaluar afatet për publikimin e Raporteve të auditimit, Raporteve Vjetore Financiare dhe shpenzimet e fushatës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

“Ligji në fuqi, përkundër që parasheh mjaftë qartë obligimet e partive politike në raport me transparencën financiare, ato me ndihmën e KQZ-së dhe të Kuvendit, po iu shmangen obligimeve që kanë. Deri më sot, këto janë afatet që janë shkelur dhe raportet të cilat nuk janë publikuar: Nuk është kryer auditimi i Raporteve Vjetore Financiare për vitin 2017 (afati i paraparë ka qenë më 15 qershor 2018); Nuk janë publikuar Raportet e auditimit për vitin 2017 (afati i paraparë ka qenë më 30 qershor 2018); Nuk janë publikuar Raportet Vjetore Financiare për vitin 2017 (afati i paraparë ka qenë më 30 korrik 2018); Nuk janë publikuar shpenzimet e fushatës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës (afati i paraparë ka qenë më 22 dhjetor 2017); Nuk janë publikuar shpenzimet e fushatë për zgjedhjet lokale (afati i paraparë ka qenë më 22 prill 2018)”, ka shkruar Krasniqi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi