Parlamenti Islamik i Iranit shpall Pentagonin Organizatë Terroriste

Me votën e shumicës së deputetëve, Parlamenti Islamik i Iranit të gjitha personelin Pentagonit dhe kompanitë kontraktore, organizatat dhe komandantët e autorët e sulmit terrorist që vrau gjeneral Kasem Solejmanin, i ka shpallur “Organizatë Terroriste”.

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në seancën e sotshme (të martën) plenare gjatë shqyrtimit të projektligjit për tre plane urgjente për veprim adekuat kundër Amerikës që shpalli Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste, me shumicë votash miratuan projektligjin me tre plane urgjente.

Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, duke theksuar se gjenerali i martirizuar Kasem Solejmani ishte faktor kryesor i Frontit të Rezistencës në rajon, deklaroi: “Parlamenti Islamik i Iranit ka miratuar një buxhet mbështetës ndaj forcës Kods të Gardës Revolucionare në shumë 200 milionë euro vetëm për dy muajit e fundit të vitit iranian 1398 (21 janar deri më 19 mars), forcë kjo e cila ka përgjegjësi për drejtimin e rezistencës në rajon”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi