Parlamenti i Turqisë në “duar” të një shqiptari, Mustafa Sentop zgjidhet kryetar

Në raundin e tretë të votimit në Parlamentin e Turqisë deputeti i Partisë AK në qytetin Tekirdag, Mustafa Sentop u zgjodh kryetar i ri i Parlamentit turk.

Në votimin e zhvilluar në raundin e tretë të votimit në parlament morën pjesë 542 deputetë.

Në votim deputeti i Partisë AK në qytetin Tekirdag, Sentop mori 336 vota, deputeti i partisë CHP Engin Altay 124 vota, Deputetja e partisë HDP nga qyteti Izmir, Serpil Kemalbay Pekgozegu 46 vota, deputeti i partisë IYI, İmam Hüseyin Filiz 33 vota, ndërsa 3 vota janë shpallur të pavlefshme.

Ky votim në Parlamentin e Turqisë u mbajt për shkak se kryeparlamentari Binali Yildirim, i cili po kandidon për kryebashkiak të Stambollit, njoftoi dorëheqjen nga detyra përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 31 mars.

Shentop i cili aktualisht është deputeti i Partisë AK për Stambollin, i lindur më 6 gusht 1968 në qytetin perëndimor të Turqisë, Tekirdag, është nga një familje me prejardhje shqiptare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi