Parlamenti francez nis debatin mbi projekt-ligjin për reformën e pensioneve

Asambleja Kombëtare e Francës ka filluar me debatin për projekt-ligjin e diskutueshëm të reformës së pensioneve që me muaj ka nxitur greva në vazhdim në kryeqytetin Paris dhe në mbarë Francën, (AA).

Një “ditë e vdekjes” u propozua 17 shkurti për të gjitha format e transportit në mbarë vendin, të thirrur nga sindikatat të cilat janë aktive në greva të shumta që nga 5 dhjetori.

Deri pasdite janë parë pak pengesa, shumica në metro, në shërbimin hekurudhor RER, tramvajin dhe në shërbimet e autobusëve po funksiononin si zakonisht, veçanërisht në Paris.

Sindikatat rezervojnë përpjekjet e tyre për ditën më të madhe ndër-profesionale të mobilizimit, të enjten. Greva për reformën e pensioneve i ka kushtuar hekurudhës SNCF 1 miliard euro gjatë muajve dhjetor dhe janar.

Projekt-ligji, i paraqitur fillimisht në Parlament më 24 janar, por i propozuar nga presidenti Emmanuel Macron shtatorin e kaluar, do të debatohet për 15 ditë para se të kalojë në votim më 3 mars.

Projekt-ligji kërkon konsolidimin e 42 skemave të veçanta të pensioneve në një plan të bazuar në pika, diçka që protestuesit pretendojnë se do t’i detyrojnë punëtorët të punojnë më gjatë për një pagim më të ulët në fund.

Teksti i projekt-ligjit përmban 65 nene dhe 29 dekrete së bashku me 41 mijë amendamente nga opozita. Shpresa është që të shmanget një përsëritje e diskutimit të zgjatur të prolonguar të projekt-ligjit në Senat, pasi kaloi 10 ditë të plotë debati që përfunduan më 11 shkurt, ku duhej të diskutoheshin 22 mijë amendamente.

Deputetët nuk arritën në një përfundim deri në fund të seancës dhe u debatuan vetëm 5.566 amendamente.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Liqeni artificial mbushet nga fëmijët, Bashkia e Tiranës organizon kampin veror “Sport Fest”

  Ngritja e kampeve verore për fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë është kthyer tashmë në një traditë për Bashkinë e Tiranës, e cila...

Gështenja të pjekura, vlera magjike për shëndetin!

Gështenjat janë ndër më të mirat e sezonit. Të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e parezistueshme, posaçërisht në këto ditë vjeshte. Për...

Haradinaj merr pasaportën shqiptare

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është edhe nënshtetas i Shqipërisë që prej 24 prillit të vitit të kaluar dhe tashmë edhe me pasaportë shqiptare. Mësohet...

Së fundi

Parashikimi i Piperos: Kjo javë do jetë piku i epidemisë. Ja kur do nisë të bjerë numri i të prekurve nga koronavirusi

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i cili ka qenë pranë qytetarëve këto ditë me informacion të përditshëm për koronavirusin bën një parashikim optimist për...

Në Meke dhe Medine vendoset orë policore me cikël të plotë ditor

Arabia Saudite ka vendosur që të zbatojë orë policore me cikle të plota ditore në qytetet e shenjta Meke dhe Medine. Agjencia zyrtare saudite e...

“Falsifikim dokumentesh, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”/ SPAK nxjerr emrat e grupit prej 17 personash

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal ndaj një grupi personash të cilët akuzohen për vepra si...