Parisi nën masa të rrepta policie, në Francë nuk luhet vetëm futboll por bëhet edhe politike

Në mbrëmjen e sotme të kualifikueseve një takim i nxehtë parashikohet të jetë ai mes Francës dhe Turqisë. Dhe kjo jo vetëm sepse të dyja Kombëtaret udhëheqin grupin H, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria, por sepse të dy shtetet janë në kundërshtim të hapur ndaj njëra-tjetrës. Bëhet fjalë për sulmin e ushtrisë turke në Siri.

Franca ka kërkuar formalisht nga Turqia të ndalojë sulmet, por deklaratat e francezëve nuk janë marrë aspak parasysh dhe marrëdhënia diplomatike mes dy shteteve është në një moment kritik. Ndërkohë, politika është përfshirë edhe në sport ndërsa në Paris pritet të mbërrijnë 30 mijë turq. Një pjesë e tyre do të udhëtojë nga Gjermania e Belgjika, teksa do të kërkojnë të vendosin ligjin në stadium për të treguar edhe një lloj force.

Kështu, francezët kanë marrë masa, duke pasur në dispozicion 600 agjentë dhe 1400 stjuartë, ndërsa i druhen edhe një përplasje të ultrasve të Gallatasaraj me ata të PSG. Ndërkaq, fonia e stadiumit të Stade de France pritet të luajë himnin në volumin maksimal për të mbuluar fishkëllimat nga tifozët turq. Ndërkaq, në tribuna do të mungojnë dy presidentët Makron dhe Erdogan, por do të jenë të pranishëm vetëm dy ministrat e sporteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi