Parashikim befasues i skencëtarëve: Në të ardhmen fëmijët do lindin ndryshe!

E ardhmja e të qenit prind mund të shohë një ndryshim të madh, pasi shkencëtarët dhe ekspertët e etikës kanë një parashikim befasues për mënyrën se si do të krijohen fëmijët në të ardhmen.

Falë përparimeve në biomjekësi, prindërit mund të jenë në gjendje të zgjedhin një fëmijë nga qindra embrione, bazuar në profilin e tyre të ADN-së.

Një numër në rritje i shtatzënive fillojnë në një dhomë, ku laborantët kombinojnë vezët dhe spermën në një epruvetë për të krijuar një embrion.

Me rritjen e infertilitetit në mbarë globin, hulumtuesit si Amanda Clark po eksplorojnë fronte të reja në teknologjinë riprodhuese.

Shkencëtarja në Universitetin e Los Anxhelosit në Kaliforni dhe ekipi i saj – po punojnë për të kthyer mostrat e lëkurës të njeriut në vezë, të cilat do të fertilizoheshin nga spermatozoidi. Procesi, i quajtur gametogjenezë ose IVG, deri tani ka funksionuar vetëm tek minjtë.

“Nëse vërtetohet se teknologjia është e padëmshme dhe efektive, mendoj se duhet të lejohet zbatimi i saj në disa raste kur çiftet kanë probleme infertiliteti,” thotë shkencëtarja Amander Clark.

Metoda jo vetëm që do të zgjidhë infertilitetin, por ofron një procedurë më pak ndërhyrëse për gratë sesa procedura për fertilizimin e vezëve.

“Ata do të shkojnë në klinikë, ku burri do të japë spermë dhe gruaja në vend të vezëve do të japë një mostër të lëkurës. Qelizat në lëkurën e saj do të shndërrohen në vezë që më pas do të kombinohen me spermën për të krijuar një embrion”, shpjegon Henry Greely, ekspert i etikës në biomjekësi.

Kjo do të thotë se në teori, prindërit mund të zgjedhin embrionin bazuar në analizat gjenetike. Por jo të gjithë presin që prindërit të përdorin këtë procedurë.

“Këtu në Kaliforni ku ka disa njerëz që duan të kenë një fëmijë me sa më pak probleme të jetë e mundur, ka shumë njerëz në këtë shtet, dhe në fakt ata përbëjnë shumicën, që do të thoshin se zgjedhja është në duart e Zotit”, thotë Louanne Hudgins.

Por edhe para se hulumtuesit të shqyrtojnë shqetësimet e sigurisë në lidhje me testimin e procedurës IVG tek njerëzit, potenciali i saj po nxit një debat rreth etikës së prindërve që zgjedhin pasardhësit e tyre./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi