Parandalimi i aksidenteve – policia merr masa ndaj atyre që nuk i respektojnë rregullat

Tejkalimi i shpejtësisë, mospërdorimi i dritave, mosvendosja e rripit të sigurisë dhe shkelja e rregullave të tjera të komunikacionit, janë disa nga arsyet që njësiti i policisë për kontrollimin e autostradave i ndalon vozitësit.

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, policia e Kosovës vazhdimisht merr masa ndaj atyre që nuk i respektojnë këto rregulla.Ekipi i lajmi.net qëndroi për disa orë me një ekip të policisë së trafikut ku përcolli punën e tyre.

Togeri, Vesel Mustafa mbikqyrës i operativës në njësinë për kontrollimin e autostradave, ka treguar arsyen se pse po ndodhin aksidentet e trafikut.Edhe pse policia vazhdimisht ka zbatuar planin e taskë forcës për parandalimin e aksidenteve, që nga janari deri në shtator të këtij viti, 76 kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve.

Gjatë këtij nëntëmujorshi kanë ndodhur 11 mijë e 732 aksidente, prej tyre 66 me fatalitet, 4 mijë 443 me lëndime, ndërsa 7 mijë e 223 me dëme materiale.

Sa i përket krahasimit vetëm të muajit shtator të vitit 2018 dhe të këtij viti, vërehet se ka rritje të aksidenteve në përgjithësi.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

EMRAT/ Aksident në Pogradec, përplasen dy makina, plagosen shoferët dhe një pasagjere

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të diel në Pogradec. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për “liderët kosovarë”

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë ultimatumit të pesë ambasadave të shteteve perëndimore në Kosovë ndaj udhëheqësve të vendit për Gjykatën Speciale. Një deklaratë në...

Përvjetori i marshit të protestave, vriten 4 palestinezë në Rripin e Gazës

Dhjetëra mijëra palestinezë u mblodhën në kufirin Izrael-Gaza të shtunën, duke u përballur me tanket dhe trupat izraelite në përvjetorin e parë të demonstratave...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...