Paralajmërimi: bananet mund të zhduken…nëse nuk modifikohen gjenetikisht

Shkencëtarët kanë vënë alarmin për një sëmundje kërpudhash të quajtur “panamez”, e cila sulmon plantacione banane nëpër botë, dhe ekziston frika se ky frut mund të zhduket plotësisht.

Rastet e sëmundjes janë raportuar në Australi, Azia Juglindore dhe pjesë të Afrikës dhe Lindjes së Mesme dhe tashmë po mendohet për një modifikim gjenetik për t’i rezistuar sëmundjes.

Dhe kjo duhet të ndodhë para se sëmundja të përhapet në Amerikën Latine, aty nga ku eksportohet sasia më e madhe e bananeve për tregun botëror me vlerë rreth 30 miliardë dollarë në vit.

“Rezultatet e para të të hulumtimit janë premtuese dhe shpresomnë të fillojnë testimin sa më parë që të jetë e mundur”, tha Gilad Guernsey , Drejtor Ekzekutiv i Tropic Biosciences, që përpiqet zgjidhë problemin me modifikim gjenetik. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi