Paraguaji zhvendos ambasadën në Kuds

Pas SHBA-ve dhe Guatemalës edhe shteti i Amerikës Jugore, Paraguaji zhvendosi ambasadën e tij nga Tel Avivi në Kuds.

Ambasada e Paraguajit në Kuds u hap për shërbime pas një ceremonie zyrtare.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë presidenti i Paraguajit Horacio Cartes, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu si dhe disa ministra izraelitë.

Paraguaji është shteti i tretë i cili pas SHBA-ve dhe Guatemalës zhvendosi ambasadën e tij nga Tel Avivi në Kuds.

Ambasada e SHBA-ve në Kuds u hap më 14 maj në një ceremoni ku morën pjesë dhëndërri dhe këshilltari i presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Jared Kushner dhe vajza Ivanka Trump.

Ushtarët izraelitë vranë më shumë se 60 palestinezë dhe plagosën mijëra të tjerë të tjerë të cilët dëshironin të shënojnë Ditën e “Nakba”-s ose “Fatkeqësisë së Madhe” dhe të protestojnë kundër hapjes së ambasadës amerikane në Kuds.

Shteti i Amerikës Qendrore, Guatemala më 16 maj zhvendosi ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi