Para se të pini kafe, duhet të dini këto gjëra!

Kafja, është kthyer në një “mit” për shumë persona, të cilët kanë krijuar një varësi të plotë prej saj dhe që nuk mund të jetojnë dot pa pirë 1 ose 2 filxhanë në ditë.

Por nëse ky kufi normal i konsumit të saj kapërcehet, atëherë në trupin tonë nisin të shfaqen disa efekte anësore negative. Ja cilat janë ato.

Dobëson mbajtjen e urinës

Meshkujt duhet të jenë të kujdesshëm me konsumin e kafes, në qoftë se nuk duan t’u zhvillohet apo përkeqësohet mosmbajtja e urinës, përfundim ky i një studimi të kryer nga Universiteti i Alabamas, SHBA.

Shkakton aritmi zemre

Nivelet e larta të kafeinës mund të çojnë në aritmi të forta zemre. Kjo është deklaruar nga një studim i Universitetit të Modenas dhe Reggio Emilias, sipas të cilit ky është shkak për të mos e tepruar me të.

Inkurajon celulitin

Celuliti është një makth për gratë, prandaj ato duhet të dinë se shmangia e kafes ndikon në eliminimin e tij. E kjo, sepse teksa ngushton diametrin e enëve, zvogëlon sasinë e gjakut që arrin në periferi të trupit.

Bën dhëmbët të pistë

Të pish shumë kafe, paraqet tendencën e shfaqjes së njollave të errëta mbi dhëmbët e parë. Kjo pasi kafja dëmton smaltin e tyre.

‘Vret’ aftësinë krijuese

Marrja e një doze të tepruar kafeine nuk e ndihmon aspak procesin krijues. Përveç kësaj, ajo nuk ju ndihmon as për të fjetur./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi