Para 73 viteve shpërtheu bomba atomike në Hiroshima

 

Bomba atomike të cilën SHBA-të gjatë luftimeve në Paqësor në Luftën e Dytë Botërore e hodhi në qytetin Hiroshima të Japonisë, më 6 gusht 1945, shkaktoi vdekjen dhe gjymtimin e dhjetëra mijëra personave.

Bomba me uranium dhe me fuqi prej rreth 13 mijë TNT (tri-nitro-toluen) e cila shkaktoi zhdukjen e 70 për qind të Hiroshimës, në vendin ku ra krijoi nxehtësi prej 3 mijë gradë celsius, ndërsa zonën prej 1,5 kilometra përreth e rrafshoi. Bomba e atomit në fazën e parë shkaktoi vdekjen e 80 mijë personave, ndërsa deri në fund të vitit 1945, vdekjen e 140 mijë personave.

Shumë persona humbën jetën pa marrë asnjë ndihmë mjekësore, ndërsa edhe shumë të tjerë të cilët dërguan ndihma në qytet humbën jetën për shkak të shirave radioaktive.

– Dy qëllime të mundshme

Me vendimin e presidentit amerikan i asaj kohe, Harry Truman, bomba ka shënjestruar dy qëllime të mundshme edhe atë parandalimin e vdekjes së ushtarëve amerikanë duke e përfunduar luftën kundër Japonisë, si dhe shfaqja e fuqisë ndaj kërcënimit sovjetik.

Truman i cili mendoi se gjatë luftës Evropa Lindore ka kaluar nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik, ishte i shqetësuar nga një kontroll rus në Azinë Lindore.

– Projekti i bombës, testimi dhe të vërtetat rreth saj

Fizikani i njohur Albert Einstein, në një letër drejtuar presidentit amerikan, Franklin Roosvelt në vitin 1939, e njoftoi atë se nazistët janë në përpjekje për të bërë bombë atomike.

Ndërsa amerikanët në vitin 1941 filluan të zhvillojnë një bombë atomike nën emrin “Projekti Manhattan”. Lideri i projektit ishte amerikani Robert Oppenheimer, ndërsa pjesë ishin shumica e shkencëtarëve gjermanë që kishin ikur nga nazistët. Testimi i bërë në vitin 1945 në New Mexico ishte i suksesshëm.

Më 26 korrik 1945, Britania e Madhe, Kina dhe SHBA-të me anë të deklaratës “Potsdam” i kërkuan Japonisë që të kapitullojë, ndërsa Japonia më 28 korrik njoftoi se nuk do të dorëzohet.

Më pas më 6 gusht u hodh bomba atomike. Perandori japonez i kohës më 15 gusht njoftoi se vendi i tij kapitulloi.

Pas bombës atomike amerikanët njoftuan për vdekjen e 117 mijë personave, ndërsa japonezët rreth gjysmë milionë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi