Panik në Zvicër, zjarri “kaplon” pallatin, lëndohen 6 persona

Një kompleks apartamentesh në qendër të Cyrihut është përfshirë nga zjarri gjatë mbrëmjes së djeshme. Kështu raporton media zvicerane swissinfo.ch. Sipas informacioneve të para të policisë, mësohet se gjashtë persona janë lënduar, ndërsa njëri prej tyre ka marrë lëndime serioze.

Zjarri shpërtheu pak para mesnatës, sipas një punëtori të Qendrës së Angazhimit të Policisë Bashkiake të Cyrihut, cituar nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA. Grupi i zjarrfikësve me të marrë informacionin për zjarrin e rënë u paraqit në vendngjarje duke vënë situatën menjëherë nën kontroll.

Ndërkohë Policia ende nuk ka dhënë detaje të plota mbi aksionin e ndërmarrë, por as për shkaqet e zjarrit. Kjo ngjarje shkaktoi tensione dhe frikë të madhe tek qytetarët që jetojnë në kompleksin e pallateve ku ra zjarri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi