ZVICER

Panairi i automobilistikes në Gjenevë hapi dyert për media

Spread the love

Kompanitë turke pas vitit të kaluar edhe këtë vit do t’i prezantojnë klientëve dizajnët e makinave luksoze në Panairin e Automobilistikes në Gjenevë.

Edicioni i 89-të i Panairit më gjithëpërfshirës dhe më prestigjioz të Automobilistikes në Gjenevë sot hapi dyert për media.

Ky panair, që organizohet në Qendrën e Ekspozitave Palexpo të Gjenevës në Zvicër dhe ku ekspozohen rreth 1 mijë makina, sot dhe nesër mirëpret rreth 10 mijë gazetarë nga mbarë bota.

Në këtë panair, që shtrihet mbi një sipërfaqe 110 mijë metra katrorë, ku janë ekspozuar makinat më të shpejta dhe më të shtrenjta në botë, ndërsa kompanitë do të kenë rastin që në 220 stende t’i prezantojnë prodhimet e fundit të teknologjisë.

Panairi do të jetë i hapur mes datave 7-17 mars dhe për rreth 700 mijë vizitorë do të ekspozohen modelet dhe konceptet e reja të makinave.

Çmimi i biletave për panair është 16 franga zvicerane për të rritur dhe 9 franga për fëmijë. Pritet që gjysma e vizitorëve në panair të jenë të ardhur nga shtetet tjera.

Modeli “I-PACE” që është një makinë elektrike e segmentit SUV e tipit “Jaguar”, dje u zgjodh si “Makina e Vitit” prej 60 përfaqësuesve të medias nga 23 vende.

Në edicionin e 89-të të këtij panairi, i pari i të cilit u organizua në vitin 1905 e që në vitin 1924 u kthye në panair ndërkombëtar.

Related posts

Prindërit e huaj lirohen nga pagesa për mësimin plotësues të gjermanishtes

dritatv

Mbi dy milionë zviceranë kanë kontrata kolektive të punës

dritatv

Mbi 70% të zviceranëve duan të paguajnë taksën për transmetuesin publik

dritatv

Leave a Comment