Pampuri: Shëndetësia sot, një sistem i kalbur në çdo qelizë

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri me anë të një statusi në Facebook ka reaguar në lidhje me gjendjen e sistemit shëndetësor në vend.

Ajo e cilëson atë si një sistem të kalbur që mbahet në këmbë nga mjekë heronj.

Reagimi i plotë:
Sistemi shendetesor nuk eshte ekran per show, por jeta e qytetareve. Nuk eshte ekrani ku me disa kolore ndryshon realitetin, por eshte mejdani qe te nxjerr te palarat ne shesh….

Shqiperia nuk eshte qendra e Tiranes, por shume me shume se kaq. E nese shetisim ne qarqe te ndryshme nga veriu ne jug, qendrat shendetesore jane ne dite te hallit. Qytetaret denoncojne per mungese kushtesh, mungese medikamentesh dhe mbi te gjitha shpesh nuk ka mjeke, por sherbimin e ofrojne vetem infermieret. Nese do te pesosh nje incident ne Orikum, ku do te te duhet te besh tetanozin, qendra shendetesore e parikonstruktuar prej vitesh, nuk ta ofron tetanozin, madje te sugjeron ta blesh vete. Per te mos folur per qendrat shendetesore ne fshatra e komuna, ku ne shumicen e rasteve jane te mbyllura, por edhe nese ndonje dere qendron hapur, mezi qendron ne kembe, e brenda ska asnje kusht apo medikament.
Sot jemi vendi me numer me te vogel mjekesh per banor, kemi 1.1 mjeke per 1000 banore, kundrejt 3.5 mjeke per 1000 banore qe ka Maqedonia, apo 4.1 mjeke per 1000 banore qe kane vendet e Europes.
Jemi vendi ku raporti i mjekeve qe largohen, per shkak te pensionit, kundrejt specialisteve te rinj qe perfshihen ne sistem, kjo edhe per shkak te numrit te madh te mjekeve e infermiereve te rinj qe largohen nga Shqiperia.
Zhvendosja vullnetare e mjekeve qe u trumbetua ne fillim, funksionoi thjesht si nje show sezonal. Perdorimi i incentives se shperblimit apo pagesave me te larta per mjeket qe do te punonin prane spitaleve rajonale ne rrethe deshtoi. Sot mungesa e specialisteve ne rrethe eshte me evidente se kurre.
Pacientet me kancer te mushkerise vuajne nga mungesa e herepashershme e kimiopreparatit tarceva.
Herceptina vjen serish me doza te pamjaftueshme dhe pacientet duhet te presin gjate per te kryer ciklet e kimioterapise.
Kjo e shume me keq eshte gjendja e sistemit shendetesor sot, ate qe ministrja sigurisht nen diktatin e firmetarit te madh te koncensioneve e PPP–ve, e shet si sukses te padiskutueshem. Rama e ministrja e tij nuk ngurron te permende check up- in, deshtimin me te madh te shendetesise ne keto vite.
Sipas raportimeve te KLSH, Fondi i sigurimit te detyrimit shendetesor, ka paguar 209.3 milione leke ose 1.7 milion euro fatura fiktive per kompanine koncensionare 3P Life, te klientrs se Edi Rames.
Gjate kontrollit te KLSH, ne Fondin Shendetesor eshte konstatuar se ky institucion ka likuiduar padrejtesisht, fatura te check up mr vlere 209.3 milion leke, ky dem vjen per faktin se Fondi i drtyrueshem shendetesor ka paguar para per kontrolle qe nuk jane ushtruar, ku rezultojne rreth 135 000 fatura fiktive, kundrejt 287 000 analiza te kryera, te deklaruara nga ministrja. Nje genjeshter e shemtuar por me kosto e cila rendon fort ne kurrizin e qytetareve. Ku ne menyre te sforcuar duke detyruar mjeket e familjes te njoftojne pacientet apo ata paciente kronike ose jo, qe paraqiten per te marre sherbimin shendetesor, ne kembim te tij te kryejne me detyrim check up- in. Kjo, shpesh duke shantazhuar edhe mjeket, nese nuk plotesonin numrin e pacienteve qe duhet te kryenin kete sherbim me pahir.

E gjitha kjo per te perfituar Rama dhe klientja e tij.
Sot trumbetohet, me deklarata mashtrimi punesimi i 1090 persona te cilet u perjashtuan nga skema e ndihmes ekonomike, gje qe eshte po aq i vertete sa ai i 300.000 vendeve te punes qe u premtua ne mandatin e pare te kesaj qeverie mafjoze. Por a ka tallje me te shemtuar, se kjo me qytetaret e varfer e ne nevoje? Kur po kjo qeveri dhe kjo ministri perjashtoi nga skema e ndihmes ekonomike 8 muaj me pare, rreth 30.000 familje. Dhe sot e shet si sukses punesimin e 1090 prej tyre, ku me shume mundesi perllogarit edhe largimin e disave prej tyre si azilkerkues, ashtu sikurse perllogarit uljen e numrit te papunesise, me largimin ne mase te profesionisteve.
E gjitha kjo me ngjason me nje drame ku vdekjen, ta ofrojne si opsion per te mbijetuar. Kjo eshte shendetesia sot. Thjesht nje sistem i kalbur ne cdo qelize, me mjeke heronj qe perballen cdo dite me kushte skandaloze ne vendin e punes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi