AKTUALITET

Pamje tronditëse: prifti “torturon” fëmijën gjatë pagëzimit, ndërhyn e ëma për ta “shpëtuar

Spread the love

Prifti Vasily Neceporenko, i njohur në qarqet e kishave dhe si Photios, u pezullua për një vit pas një riti shqetësues pagëzimi ndaj një fëmije, raporton RT.

Incidenti ndodhi gjatë fundjavës së kaluar në një kishë të vogël në qytetin e Gatchina, 40 kilometra larg Shën Petersburg.

Në video shihet prifti duke marrë fëmijën 1-vjeçar nga krahët e nënës dhe duke e çuar atë në vendin ku do të kryhej pagëzimin.

Sipas traditës ortodokse ruse, një fëmijë duhet të zhytet tre herë në ujë të shenjtë para se të pagëzohet.

Gjatë pagëzimit, fëmija qan e ulërin, por priftit as që ia ndjen. Ai e zhyt të miturin në ujë edhe forcërisht e me nerv, derisa vjen reagimi i nënës.

Por s’pyet as për këtë të fundit dhe e shtyn tutje.

Nëna e fëmijës, Anastasia Alexeyava, u tha mediave ruse se atmosfera në pagëzim ishte tensionuar që në fillim.

Ajo tha se prifti e sulmoi atë dhe kumbarin e fëmijës sepse nuk e dinin lutjen.

“Pas zhytjes së parë, kuptova që foshnja ishte duke u mbytur. Fillova ta tërhiqja nga duart e priftit”, tha Alexeyeva, duke shtuar se fëmija i saj ishte plot me shenja dhune.

“Ka gërvishtje në qafë dhe shpatulla dhe e kap paniku”, shtoi Alexeyeva.

Anastasia tha që ajo ishte thirrur nga zyrtarët e kishës pas ngjarjes,të cilëti  kërkuan falje për sjelljen mizore të priftit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

Libri i Syrja bej Vlorës publikohet për herë të parë

dritatv

S’ka më dilema, ja kur kthehet ora!

dritatv

Turqi: ndërpritet ndeshja, arbitri, lojtarët, tifozët e policët çelin iftar (video)

dritatv

Leave a Comment