Pamje të tmerrshme, momenti kur njerëzit shpërthejnë në britma për t’i shpëtuar Uraganit Dorian

Uragani i frikshëm Dorian po tmerron botën, teksa po përhapet me shpejtësi, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha. Uragani ka goditur ishujt Bahamas, duke lënë të paktën 5 të vdekur dhe 21 të plagosur.

Mediet e huaja kanë publikuar pamjet e tmerrshme, teksa një grup njerëzish përpiqen të shpëtojnë jetën e tyre nga përmbytjet masive. Në video dëgjohet një grup njerëzish, që bërtasin të tmerruar dhe vazhdojnë të notojnë për të mbijetuar nga uragani.

Ndërsa vazhdojnë të luftojnë kundër rrymës, njerëzit kapin pemë të shkulura në përpjekje për t’i ndihmuar njëri-tjetrit të dalin nga ai kaos.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi