• Home
  • SHQIPERIA
  • Pamje nga arrestimi i autorit të dyshuar i vrasjes në Selenicë
SHQIPERIA

Pamje nga arrestimi i autorit të dyshuar i vrasjes në Selenicë

Spread the love

Pak orë pas vrasjes së 64-vjeçarit Fatmir Hodaj në fshatin Kotë të Selenicës, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

Policia ka bërë të ditur se në pranga është vënë shtetasi Admir Delaj. Sipas policisë, personi i vënë në pranga ka qëlluar me armë gjahu shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, i cili ka humbur jetën.

Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit ku pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML).

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip “Çifte” e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse./Top Channel/

Related posts

Ndihma ekonomike jo për ata që nuk e meritojnë por për ata që kanë nevojë

dritatv

Ministrat Gjonaj dhe Xhafaj përballë Komisionit të Drejtësisë në Holandë

dritatv

Basha jep arsye të tjera pse duhet protestuar në 27 janar

dritatv

Leave a Comment