KURIOZITETE

Pamje e rrallë tifozerie futbolli në Marok: nuk ke ku hedh kokrën e lajthisë! (video)

Spread the love

Një pamje e pazakontë tifozerie ftubolli vjen nga Maroku. Raja Casablanca arriti të sigurojë një vend në gjysmëfinale të Kupës Afrikane të Konfederatave, ku përballja më CARA Brazavaville ofroi një pamje apokaliptike tifozerie.

Kjo e fundit ka qenë bashkëudhëtare e lojës sportive më të ndjekur në botë, qyshse u shfaq, por paraja e ka shndërruar në një industri që më pas e ka bërë dhe teatrore. Dhe aspekti teatral, ka bërë që të bie numri i njerëzve në stadiume, të cilët duan gara të vërteta e jo nën dyshimin e pakteve të fshehta.

Ndaj, pamjet që vijnë nga Maroku tregojnë se ç’pasion mbetet futbolli kur është garë, edhe nëse nuk është industri. /tesheshi.com/

Related posts

Flokët e rrallë: vajza që duket si Albert Anjshtajni për shkak të një sindromi të rrallë

dritatv

A thua? Kulla e famshme e Pisa-s po “drejtohet”

dritatv

Si jetojnë njerëzit në qytezën më të ftohtë në botë?

dritatv

Leave a Comment