Paloka: Balla pranoi miqësinë me Begon, por nuk zbuloi se çfarë e lidh me të

Edi Paloka deklaroi pasditen e së martës se “3 ditë pas arrestimit të trafikantit Edmond Bego, Taulant Balla u detyrua të pranojë që ka miqësi familjare me personin që është i dënuar në Itali me 21 vite burg dhe është shndërruar nga “Rilindja” në biznesmen ndërtimi”, por shtoi se numri 2 i Partisë Socialiste nuk sqaroi se çfarë e lidhte me Begon.

“Balla nuk i është përgjigjur pyetjes se çfarë e lidh atë me trafikantin. Balla gënjeu kur tha se miqësia me Begon nuk i ka dhënë trafikantit mburojë politike”, theksoi Paloka.

“Bego është anëtar i bandës së Aldo Bares, trafikant droge dhe sot Balla nuk duhet të sfidonte PD-në, por prokurorinë dhe policinë për të zbatuar ligjin dhe të verifikonin pasurinë e mikut të tij trafikant”, shtoi Paloka.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me deputetë gjermanë paraditen e sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u pyetur nga gazetarët rreth akuzave të opozitës për lidhje të dyshimta mes tij dhe Edmond Begos, të arrestuar në Itali në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Italia. Taulant Balla jo vetëm pranon se e njeh Edmond Begon, por flet me tonet e një miqësie kur i referohet sipërmarrësit shqiptar të arrestuar në Greqi për llogari të autoriteteve italiane që e kanë dënuar atë për trafik ndërkombëtar droge, si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Aldo Bare.

“Lidhur me 100 akuzat e hedhura nga gojëtarë të ndryshëm të PD-së me rastin në fjalë unë do i përgjigjem vetëm njërës që ka interes. A ka qenë ligji dhe sundimi i ligjit i njëjtë edhe për këtë person? Apo ka gëzuar mburojë politike? Dua tju them qartë për secilin prej nesh dhe për mua sundimi i ligjit duhet të jetë dhe është një. Personin në fjalë sigurisht që e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe fëmijë të shkëlqyer, nxënës shembullorë moshatarë me tim bir. Dua t’ju them me garanci të plotë se kurrë nuk i është ofruar një mburojë dhe përgjigjen e ka dhënë shteti shqiptar”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, teksa u pyet nëse ka lidhje biznesi me Edmond Begon./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi