Palmer pas takimit me Jevtiç porositë Kosovën: Anulojeni vendimin për taksën!

Zv/asistenti i Sekretarit të Shtetit për Europë dhe Azi, Matthew Palmer, ka thënë se vendimi i Kosovës për t’u vënë taksë produkteve serbe dhe boshnjake duhet të anulohet.

Ai pas një takimi që ka pasur me Zv/kryeministrin e Kosovës, Dalibor Jevtiç, ka thënë se heqja e tarifës do t’i hapte rrugë vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara që të arrihet paqja dhe stabiliteti në Kosovë është e një rëndësie të veçantë. Ka shumë sfida që janë përpara nesh, por që në duhet t’i tejkalojmë ato vetëm me dialog. Veprimet e njëanshme nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit. Jam i brengosur praktikisht rreth arrestimeve të të rikthyerve, sikurse rasti i fundit i Zoran Gjokiç”, ka thënë Jevtiç. Ky ka qenë takimi i katër zyrtar i Dalibor Jevtiq me Matthew Palmer.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi