Pallati Topkapi hap dyert për diamantin e rrallë

Pallati Topkapi në Stamboll ua ka hapur dyert mediumeve për të prezentuar një diamant të rrallë i cili filloi të shfaqet disa ditë më parë pas një kohe të gjatë.

Diamanti “Kaşıkçı” (Diamanti i Lugëbërësit), së bashku me disa artifakte të tjera të ruajtura nëpër depo, janë shfaqur pasi Pallati Topkapi u morr përsipër nga Administrata Presidenciale Kombëtare e Pallateve.

E para nga këto artifakte që filloi të shfaqet ishte “Kama e Topkapisë” më 18 shtator dhe më pas “Froni i Sulltan Mahmudit të Dytë” më 2 tetor.

Ndërkaq, diamanti “Kaşıkçı” prej 86 karatësh, i cili është pritur me kureshtje nga vizitorët vendas dhe të huaj dhe i cili është komentuar si “më i madhi dhe më i famshmi nga diamantet historike”, filloi të shfaqet më 4 tetor.

Që kur filloi të shfaqet, diamanti i rrethuar me 49 diamante më të vogla është pritur me interesim të madh deri më tani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi