Pakistani me kryeministër të përkohshëm

Ish-ministri i Drejtësisë është zgjedhur kryeministër i përkohshëm i Pakistanit, i cili këtë detyrë do ta ushtrojë dy muajt e ardhshëm, deri në zbatimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Kryeministri Shahid Khaqan Abbasi, mandati i të cilit skadon në fund të këtij muaji, edhe lideri opozitar Khursheed Shah në konferencë të përbashkët në Islamabad shpalosën se Nasirul Mulk është emëruar që të udhëheqë përkohësisht Qeverinë e Pakistanit deri në implementimin e rezultatit të zgjedhjeve që do të mbahen më 25 korrik.

Emërimi erdhi pas ngecjes dymujore në negociatat mes Abbasit dhe Shana lidhur me kryeministrin e ri të përkohshëm.

“Kemi biseduar për disa emra për këtë detyrë dhe të gjithë janë kredibil, por përfundimisht zgjodhëm Nasirula Mulk si kryeministër kalimtar meqë konsiderojmë se ai do të jetë i pranueshëm për të gjitha palët”, tha Abbasi

Lideri i opozitës tha se është i kënaqur me negociatat dhe emërimin. “Jemi të lumtur që edhe një qeveri demokratike pati mundësinë që të përfundojë mandatin e saj pesë vjeçar dhe shpresojmë se kryeministri i përkohshëm do të sigurojë zgjedhje të lira dhe korrekte”, tha Shan.

Presidenti i Pakistanit, Mamoon Hussain, mori vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 25 korrik.

Mandati pesë vjeçar i qeverisë aktuale dhe parlamentit në këtë vend duhet të përfundojë më 31 maj, pas çka me vendim menaxhon qeveria e përkohshme deri në implementimin e rezultatit të zgjedhjeve./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi