KURIOZITETE

Pakistanezët kujtojnë viktimat e Zelandës së re në mënyrën më të paparë

Spread the love

Mijëra pakistanezë të veshur me të bardha janë mbledhur në qytetin qendror të Jhang për të krijuar një imazh njerëzor të xhamisë Al Noor të Zelandës së Re, ku 50 vetë u vranë nga një supremacist i bardhë katër javë më parë.

Imazhet nga droni shfaqnin besimtarët që qëndronin në formacion të caktuar, rrethuar nga një peisazh i blerëtë,  dhe më pas një grup grup tjetër që formonin fjalët “Islami është paqe”.

Ky përkujtim u organizua pikërisht në ditën e premtem që përkon me mbledhjen e muslimanëve për të kryer namazin e xhumasë. Ideja është realizuar nga Instituti Musliman i Pakistanit, një organizatë joqeveritare që synon nxitjen e paqes dhe stabilitetit në botën muslimane.

Brenton Tarrant, një 28-vjeçar australian që i takonte ideologjisë së supremacisë së bardhë, është akuzuar për vrasje të 50 personave dhe për 39 vrasje në tentativë pas sulmeve në xhamitë Linwood dhe Al Noor më 15 mars.

Nëntë nga viktimat ishin me origjinë pakistaneze.  /tesheshi.com/

Related posts

Zbulohet ilaçi që rigjeneron dhëmbët e humbur

dritatv

Po afron fundviti: ofrohet një kalendar me qen policie

dritatv

Facebook “çon” Champions-in në Amerikën Latine

dritatv

Leave a Comment