Pakistan, sulmues të armatosur vranë 14 udhëtarë të autobusit

Sulmues të armatosur vranë sot të paktën 14 pasagjerë të autobusit në provincën juglindore Balochistan të Pakistanit.

“Vrasjet makabre, një valë e re e dhunës, ndodhën në autostradën kryesore që lidh qendrën tregtare Karaçi me portin jugperëndimor Gwadar. Sulmuesit e paidentifikuar në uniforma të maskuara ndaluan pesë ose gjashtë autobusë të pasagjerëve”, tha gjenerali në pension Muhammad Waseem, zëvendës komisar i policisë në Gwadar.

Sipas mediave lokale, sulmuesit e armatosur fillimisht nxorrën nga autobusi pasagjerët dhe pas verifikimit të identitetit të tyre, ata i dërguan në zonën e largët Buzi Top. Të paktën 14 pasagjerë u vranë, ndërsa dy arritën të iknin dhe të arrinin në një pikë kontrolli të afërt.

Forcat e sigurisë menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes dhe transportuan trupat në spital. Është nisur një hetim mbi motivet e krimit.

Kryeministri pakistanez, Imran Khan dënoi “aktin qyqar të terrorizmit” dhe kërkoi nga autoritetet e sigurisë që të kapin autorët e veprës “barbare” dhe t’i sjellin para drejtësisë. Gjithashtu, Khan u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

Në një incident të ngjashëm në vitin 2015, sulmuesit e armatosur rrëmbyen dhe më vonë vranë 19 pasagjerë në zonën malore të Khad Koç në Balochistan.

Provinca kryesore e Balochistanit, e cila kufizohet me Iranin dhe Afganistanin, javët e fundit është goditur një valë të re të dhunës. Javën e kaluar në kryeqytetin e provincës, në një sulm vetëvrasës u vranë të paktën 21 persona dhe dhjetëra u plagosën.

Provinca është rajon i rëndësishëm strategjik për shkak së është e pasur me bakër, zink dhe gaz natyror, por është e përfshirë nga dhuna për më shumë se gjashtë dekada.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi